
Sot, në 23 qershor, përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, por një sërë masash kundër përhapjes së Covid-19 do të vazhdojnë të jenë në fuqi.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për qytetarët, njoftoi planin për vijimin e përballimit të situatës:
-Do të vazhdojë të ndalohen grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit;
-Do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID-19;
– Strukturat e Task-Forcës anti-Covid do të vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë për të parandaluar çdo thyerje të rregullave;
-Do të vazhdojë hyrja vetëm me maskë në vende të caktuara publike si qendra tregtare, supermarket, etj.