
150 afganë mbërritën në aeroportin e Rinasit, të hënën, rreth orës 05:00. 103 prej tyre u vendosën në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në hotelet e Durrësit.
607 afganë në total kanë ardhur në Shqipëri që prej nisjes së fluturimeve, 4 ditë më parë.
Kryeministri Rama u shpreh se në Shqipëri do të strehohen 4 mijë afganë.
Qeveria shqiptare pranoi të presë përkohësisht afganët e punësuar pranë misionit të SHBA-ve, deri në miratimin e vizës amerikane.