
Mbetjet kanë mbuluar Gjirin e Lalzit. Në një video të ardhur në redaksinë e Exit.al tregohet se si plehrat prej kohësh nuk janë pastruar.
Disa banorë u shprehën për Exit.al se Bashkia Durrës nuk ka ardhur të pastrojë mbetjet në muajt e fundit. Ata treguan se mbetjet i kanë pastruar vetë në mënyrë private, duke paguar vetë për fadromat ose për djegie e tyre.
Njësoj kanë vepruar edhe pronarët e restoranteve për të pastruar zonën pranë tyre.
Durrësi u mbulua nga mbetjet në korrik për shkak se landfilli i Tiranës nuk pranoi më të marër mbetjet e tyre.
Qeveria miratoi pagesën shtesë për Bashkinë Durrës dhe kompesimin e inceneratorit të Tiranës për të zgjidhur problemin e mbetjeve.