Mbi 13 mijë të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Itali, mes 279 mijë të testuarve, në 24 orët e fundit.
Po ashtu, 476 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën, duke e çuar totalin e viktimave në 89,820.
Numri i pacientëve në terapi intensive është 2,145, 69 më pak se një ditë më parë.
Që prej fillimi të pandemisë, në Itali janë regjistruar në total mbi 2,5 milionë banorë.
Italia ka nisur dhe vaksinimin e mjekëve dhe të moshuarve me vaksinën e Pfizerit. Ajo deri më tani ka shpërndarë rreth 2,1 milionë doza vaksinash.
Pak ditë më parë, Italia miratoi dhe përdorimin e vaksinës së AstraZenecas.