Mbi 1,500 fëmijë janë infektuar me Covid-19 në vend

Nga Exit News
Mbi 1,500 fëmijë janë infektuar me Covid-19 në vend

Mbi 1,500 fëmijë janë infektuar me Covid-19 në vend, që prej fillimit të pandemisë.

Vetëm 115 prej tyre, ose sa 7,6 përqind, kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.

Sipas shefes së shërbimit infektiv në pediatri, Xhorxhina Kuli, infektimet më të mëdha të fëmijëve kanë ndodhur në familje dhe jo në shkolla:

“Kryesisht kemi infeksione brenda vatrave familjare. Fatmirësisht, nuk kemi konstatuar deri tani infektime në institucionet e frekuentimit fëminor, pra që të ketë 2-3 nga një shkollë, por nga prindërit e infektuar.”

Duke folur për situatën aktuale në pediatrinë infective, ajo tha se vetëm 6 fëmijë janë të shtruar në repartin Covid.

“Nuk kemi në terapi intensive, nuk kemi në intubim, por me komplikacione, me infeksione të rrugëve respiratore, me përgjigje inflamatore multisistemike, të cilat po ndiqen hap pas hapi,” u shpreh ajo.

Në 24 orët e fundit në vend u zbuluan 1,124 të infektuar të rinj me Covid-19, duke e çuar totalin e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë në 85,336 persona.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>