Në Itali, të enjten, vdiqën 662 persona me koronavirus, duke e çuar bilancin total në 8 165 viktima.
Deri më sot janë testuar 361 060 persona, prej së cilëve 80 539 janë diagnostikuar me Covid-19. Nga këta, 10 361 (999 më shumë se të mërkurën) janë shëruar ndërsa 8 165 kanë vdekur, nga këta 39 kanë qenë mjekë.
Pas 4 ditësh me ulje të rasteve të reja – 3 957 të dielën, 3 780 të hënën, 3 612 të martën dhe 3 491 të mërkurën – të enjten u raportuan 4 492 të infektuar të tjerë.
Italia, e cila ka numrin më të lartë të viktimave në gjithë botën, po i afrohet Kinës për sa i përket numrit të të infektuarve – 81 285 persona të infektuar.
Në total në gjithë botën të infektuarit me Covid-19 janë mbi 500 mijë, nga të cilët 120 mijë janë shëruar dhe rreth 22 400 kanë vdekur.