Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë do të mbahet në Tiranë, në 2 tetor.
Fillimisht ky takim ishte menduar të organizohet në Shkodër, në 25 shtator por për shkak të punimeve të kuvendit të Kosovës u shty.
Marrëveshjet që priten të nënshkruhen gjatë kësaj mbledhje janë për bashkëpunim në luftën kundër pandemisë së Covid-19, për krijimin e një platforme të përbashkër digjitale të arsimit parauniversitar, për ndërtimin e një linje hekurudhore, për pasjen e një pike doganore në Durrës për Kosovën si mënyrë për të eleminuar zhdoganimin e dyfishtë të mallrave, etj.
Kjo është mbledhja e parë qeveritare mes kryeministrit Rama dhe Hoti. Më parë, gjatë qeverisjes së shkurtër të ish-kryeministrit Albin Kurti, mbledhja e përbashkët e parashikuar nuk u zhvillua për shkak të pandemisë.
Rama refuzoi t’i përgjigjej ftesës së Kurtit për ta zhvilluar mbledhjen virtualisht.