
Sot me 8 maj do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00.
Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, me 97 vota pro dhe 6 kundër.
Komisioni do të drejtohet nga deputeti Alket Hyseni dhe ka afat pune 1 muaj. Nisma për shkarkimin e Metës u mor nga 49 deputetë socialistë.
Ata kërkojnë shkarkimin e presidentit Meta për shkelje të paanësisë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.
Zëdhënësi i presidentit Meta deklaroi në një konferencë për shtyp pas ngritjes së Komisionit Hetimor, se presidenti nuk do të njohë asnjë vendim të Kuvendit.