Meta nuk do të njoh asnjë vendim të Kuvendit

Nga Exit News
Meta nuk do të njoh asnjë vendim të Kuvendit

Presidenti Ilir Meta nuk do të njoh asnjë vendim të Kuvendit. Reagimi i presidentit erdhi pas ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij nga Kuvendi, sot, më 7 maj.

“Presidenti nuk do të njoh asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe ligjore të Kuvendit njëpartiak apo çdo institucioni kukull të këtij regjimi kliptokratik. Çdo produkt që bie ndesh me vlerat demokratike është null”, u shpreh zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi në konferencën për shtyp.

Blushi u shpreh se socialistët nuk mund të përdorin justifikimin e humbjes së etikës për të prekur të vetmi institucion të pavarur:

“Askush nuk mund të fshihet as pas etikës sepse është çështje sovranitetit. Meta e di se çfarë ka ndodhur dhe është i qartë për planin e tij për atë çfarë do të ndodhë në vijim”.

Presidenti, sipas deklaratës, nuk do të ikë nga posti i presidentit deri në përfundim të mandatit, më 24 korrik 2022:

“Presidenti i Republikës do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë funksionet kushtetuese deri me 24 korrik 2022 dhe nuk tolerojmë asnjë lloj intimidimi nga mafia lokale dhe ndërkombëtare”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>