Sot më 30 prill, do të mblidhet për herë të tretë në kohë pandemie, kuvendi.
Disa nga projektligjet dhe aktet normative që pritet të diskutohen dhe miratohen janë:
– Ndryshimet në buxhetin e vitit 2020, për shkak të paketës së dytë financiare dhe shtimin në buxhet të 7 miliardë lekëve për përballimin e situatës nga Covid-19;
– Falja e gjobave të vëna nga policia për këmbësorët dhe shoferët që thyen masat e kufizimit. Në total janë 9048 gjoba, 7107 për këmbësorët dhe 1941 për drejtuesit e automjeteve.
– Akti normativ për shtyrjen e qirave për të gjithë bizneset e vogla, si ato që janë mbyllur për shkak të pandemisë, ashtu dhe ato që vijojnë punën. Dy qiratë e prapambetura do të paguhen pas majit, çdo muaj, në mënyrë proporcionale dhe duke u dakordësuar me pronarin.
Ngjashëm me dy seancat e tjera, deputetetë do të pajisen me maska dhe doreza dhe do të jenë të shpërndarë në të gjithë sallën me qëllim ruajtjen e distancimit social.