Mbrëmjen e 2 majit, Teatri Kombëtar jep shfaqje virtuale

Nga Exit News
Mbrëmjen e 2 majit, Teatri Kombëtar jep shfaqje virtuale Aktorja Olta Dulaku gjatë interpretimit

Teatri Kombëtar do të transmetojë virtualisht, mbrëmjen e 2 majit, veprën teatrore ‘Galaksia’.

Të gjithë qytetarët mund ta ndjekin atë në orën 19:00, në faqen e Teatrit Kombëtar në Facebook.

Vepra e shkruar nga Howard Barker sillet në teatër nga regjizorja Rovena Lule.

Në rolet kryesore interpretojnë aktorët Olta Dako, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Raimonda Bulku, Bujar Asqeriu e shumë të tjerë.

“Galaksia” (skena nga një ekzekutim) njihet si vepra më e mirë e autorit bashkëkohor britanik Howard Barker.

Në qendër të saj qëndron historia një piktoreje të jashtëzakonshme Galaksia, e interpretuar nga Olta Daku, së cilës i duhet të përballet me luftën e pushtetit ndaj artit.

Vepra, megjithëse e vendosur Venecian e shekullit XVI, mbetet ende aktuale dhe tregon realitetin me të cilin përballen artistët edhe në ditët e sotme.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme