Mbretëria e Bashkuar vendosi mbylljen e të gjitha dyqaneve jo të domosdoshme, pabeve, restoranteve, bareve dhe qendrave të argëtimit, duke filluar që nga mesnata e së enjtes, për 4 javë. Vendimin e njoftoi Kryeministri britanik në një konferencë për shtyp, ditën e shtunë.
Këto masa do të qendrojnë në fuqi deri në 2 dhjetor. Kryeministri i këshilloi qytetarët të qendrojnë në shtëpi sa më shumë të munden.
Ai tha se shkollat, dyqanet ushqimore dhe qendrat shëndetësore do të qendrojnë hapur. Gjithashtu do të lejohen aktivitete sportive në ambjent të hapur vetëm, ose me anëtarët e së njëjtës familje.
Britania ndaloi edhe grubullimet në banesat private. Njerëzit mund të punojnë nga banesat e tyre, përveç atyre që punojnë në fabrika dhe në ndërtim.
Johnsosn ndaloi edhe udhëtimet jo të domosdoshme jashtë Britanisë, përveç atyre për qëllime pune.
Britania e morri vendimi për shkak të përhapjes së virusit dhe mbingarkesës së spitaleve.