Mbyll sezonin kampionati i parë i futbollit në Evropë

Nga Exit News
Mbyll sezonin kampionati i parë i futbollit në Evropë

Liga belge e futbollit propozoi sot mbylljen e kampionatit për shkak të epidemisë së koronavirusit. Kjo mund të çojë që Club Brugge, skuadër e cila ishte e para përpara pezullimit të ndeshjeve, të shpallet automatikisht kampione.

Vendimi u mor pasi autoritetet shëndetësore kanë përjashtuar pothuajse në mënyrë kategorike mundësinë që aktivitetet sportive të rinisin brenda dy muajve të ardhshme.

Propozimi do të shqyrtohet më 15 prill nga një mbledhje e jashtëzakonshme e Federatës Belge të Futbollit.

Nëse aprovohet, Club Brugge do të shpallet për herë të 16-të në historinë e saj, kampione e Belgjikës.

Mbetet për t’u qartësuar se si do të veprohet me caktimin e klubeve që do të shkojnë në kupat e Evropës dhe po kështu për çështjet financiare që implikohen nga një vendim i tillë.

Aktualisht në Evropë kampionate të ndryshme janë në një dilemë të tillë, nëse duhet ta mbyllin apo jo sezonin, ndërsa UEFA ka shtyrë pa afat ndeshjet në Evropë si Champions League e Europa League.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>