
Një kopësht në Berat është mbyllur për shkak të koronavirusit.
Lajmi u bë i ditur nga disa media të cilat tregojnë se 2 edukatore janë infektuar ndërsa 5 të tjera janë karantinuar për shkak të shfaqjes së simptomave.
Ndërkohë i gjithë stafi i kopështit është në pritje të testimit për Covid-19.
Ky është kopshti i tretë që mbyllet për shkak të koronavirusit në këtë qytet.