Më 11 maj do të vendoset se kur do të hapen baret dhe restorantet

Nga Exit News
Më 11 maj do të vendoset se kur do të hapen baret dhe restorantet

Më 11 maj, qeveria do të lajmërojë se kur do të hapen baret dhe restorantet. Lajmin e dha Kryeministri Rama në një komunikim me qytetarët. Ai nuk dha një datë për hapjen e qendrave tregtare dhe parukerive por tha se ato do të hapen përpara bareve dhe restoranteve.

“Deri më 11 maj do të ketë një rishikim të situatës për hapjen e bareve dhe restoranteve. Do të shohim se si do të eci gjendja nga hapaj e bareve dhe restoranteve në zonat e gjelbra”. Si dhe javën e ardhshme “mund të lehtësohet edhe parukeritë sipas një protokolli të caktuar. Në fillim do të hapen qendrat tregtare dhe më pas baret dhe restorantet”, tha Kryeministri Rama.

Më 12 mars, me urdhër të qeverisë, baret, restorantet, qendrat tregtare dhe parukeritë u mbyllën si pasojë e masave kundër Covid-19. Këto biznese konsiderohen si biznese të një rrezikshmërie të lartë për përhapjen e koronavirusit.

Qeveria filloi hapjen e graduale të ekonomisë më 20 prill.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>