
Senati i Kongresit Amerikan do të shqyrtojë më 29 tetor caktimin e Zonjës Youri Kim si ambasadore në Tiranë.
Zonja Kim është propozuar nga Presidenti Donald Trump që më 17 korrik. Ajo është me origjinë nga ishulli i Guamit në Oqeanin Paqësor. Flet gjuhë koreane, mandarin (kineze), japoneze dhe turke. Ka karrierë të gjatë në diplomaci. Më parë ka shërbyer si konsull politik në Irak dhe Turqi.

Për postin e ambasadores në Tiranë qe propozuar edhe Kathleen Kavalec, por propozimi i saj u tërhoq kur rezultoi se ajo kishte patur takime dhe komunikime të vazhdueshme me ish-agjentin Christopher Steele, i cili ngriti akuzat për lidhje të fushatës së Presidentit Trump me Rusinë. Sidoqoftë, në fillim të tetorit, Kavalec u emërua drejtuese e zyrës së OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë.
Pas largimit të ambasadorit Donald Lu, ambasada amerikane në Tiranë është drejtuar nga e ngarkuara me punë, Leyla Moses Ones.