Më datën 11 maj do të mund të lëvizet me makinë private pa autorizim. Ndërkohë ende nuk ka një datë për hapjen e transportit publik. Kështu tha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një intervistë për emisionin Open.
Zonja Manastirliu nuk dha një datë se kur do të nisin testet serologjike në popullsi:
“Nuk mund të jap një datë se kur do të fillojnë testet serologjike. Para se të kalojnë tek populli duhet më parë të vëzhgohen. Nuk duam të bëjmë gabime dhe të mos japim rezultate që na nevojiten. Fillimisht këto teste do të bëhen nga stafi mjekësor, mjekët dhe infermierët. Më vonë do të shtrijmë testimet serologjike në popullatë”.
Për trajtimin e të sëmurëve Covid-19 me plazëm, ministrja tha se në vendin tonë ka aparatura që mund të kryejnë këtë trajtim.
“Nëse do të duhej ta bëjmë në Shqipëri do të mundeshim pasi aparatura është në vendin tonë dhe mund të kryhet. Por bazuar në praktikat më të mira”.
Ministrja gjithashtu tha edhe se qeveria do të rrisë fluturimet për riatdhesimet me 18 maj. Ndërkohë, masata e distancimit social, dhe larja e duarve do të mbeten gjatë gjithë kohës deri në zbulimin e vaksinës ose të nëj ilaçi të caktuar për Covid-19.