
Gazetat e Malit të Zi kanë ironizuar Kryeministrin Edi Rama për mesazhin e tij mbështetës ndaj Milo Gjukanoviçit, në zgjedhjet e Malit të Zi, të publikuar të mërkurën.
Exit News sjell më poshtë disa nga titujt e gazetave malazeze:
1 — Ndërhyrje në zgjedhje: Edi Rama mbështet publikisht Gjukanoviçin me mesazhin e turpshëm (VIDEO)
2 — Rama foli serbisht për shkak të Gjukanoviçit
3 — Mesazh i fshehur i Edi Ramës, ju e dëgjuat duke mbështetur Milon në serbisht, por shumë nuk i kuptuan detajet që qëndrojnë pas tij
4 — Dhuratë e mrekullueshme për Vuçiç: Rama iu drejtua Gjukanoviçit në gjuhën tonë – ‘I vendosur për Malin e Zi dhe për të gjithë ne’ (VIDEO)
5 — Rama foli në gjuhën tonë për shkak të Gjukanoviçit
6 — RAMA foli serbisht! Ai falënderon Milo për ekzistencën dhe për gjithçka që bën për Shqipërinë!
7 — Rama i dërgoi një mesazh mbështetje Gjukanoviçit në serbisht.