Merkel: 10-40 mijë punonjës të mbetur në Afganistan kanë të drejtë qëndrimi në Gjermani

Nga Exit News
Merkel: 10-40 mijë punonjës të mbetur në Afganistan kanë të drejtë qëndrimi në Gjermani

Gjermania vlerëson se ka ende midis 10 000 dhe 40 000 punonjës të organizatash në Afganistan, të cilët kanë të drejtë të evakuohen në Gjermani nëse mendojnë se janë të rrezikuar, tha kancelarja Angela Merkel të martën.

Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin me homologun e saj austriak, Merkel tha se shumica e atyre që punonin për forcat e armatosura gjermane dhe policinë ishin evakuar tashmë nga Afganistani, por meqenëse ndihmat për zhvillimin e Afganistanin nuk ishin ndalur, shumë prej stafeve që kanë punuar në këtë fushë mbeten ende atje.

“Për ne fokusi për momentin është stafi lokal dhe nuk janë 300 persona, ndoshta janë midis 10-40,000 njerëz, dhe ne do të duhet të shohim se sa prej tyre duan të largohen nga vendi dhe sa jo,” tha Merkel cituar nga Reuters.

Trupat e fundit ushtarake të SHBA u larguan nga Afganistani të martën duke shënuar fundin e një pranie 20-vjeçare në Afganistan dhe luftës më të gjatë të Amerikës.

Zyrtarët amerikanë thanë se misioni diplomatik për të ndihmuar ata që nuk mundën të largohen para afatit do të vazhdojë.

Komandanti kryesor ushtarak i Amerikës në rajon, gjenerali Kenneth McKenzie, tha se nga data 14 gusht avionët amerikanë dhe të aleatëve evakuuan më shumë se 123 000 civilë, mesatarisht më shumë se 7 500 në ditë.

SHBA ndërkohë ka pezulluar praninë e saj diplomatike në Kabul, duke transferuar operacionet në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>