Kancelarja gjermane, Anglea Merkel është shprehur e zemëruar dhe e trishtuar nga ngjarjet e së mërkurës në Uashington ku një turmë e mbështetësve të presidentit në detyrë, Donald Tramp, pushtoi Kapitolin.
Merkel dënoi gjithashtu sjelljen e Tramp që nuk pranoi humbjen.
“Ne të gjithë pamë dje pamje të pakëndshme nga pushtimi i Kongresit Amerikan, më zemëruan dhe gjithashtu më trishtuan. Më vjen keq që nga nëntori Presidenti Tramp nuk e ka pranuar humbjen e tij, njësoj u soll dhe ditën e djeshme”
Kancelarja theksoi se pas zgjedhjeve ka fitues dhe humbës dhe se të dy kanë përgjegjësi që demokracia të mbetet fituese.
“Një rregull themelor i demokracisë është që pas zgjedhjeve do të ketë fitues dhe humbës. Të dy kanë rolin e tyre për të luajtur me mirësjellje dhe përgjegjësi në mënyrë që vetë demokracia të mbetet fituese”