Merkel e Putin, bisedë për prodhimin e përbashkët të vaksinave

Nga Exit News
Merkel e Putin, bisedë për prodhimin e përbashkët të vaksinave

Rusia dhe Gjermania po diskutojnë për një mundësi bashkëpunimi për prodhimin e përbashkët të vaksinave kundër Covid-19.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel diskutuan të martën në lidhje më këtë bashkëpunim.

Diskutimet u zhvilluan përmes një telefonate.

Në një deklaratë për mediat, Kremilini njoftoi:

“U diskutuan çështjet e bashkëpunimit për luftimin e pandemisë së koronavirusit me një theks në perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave”.

Po ashtu u njoftua se është arritur dakordësi që kontaktet të vazhdojnë mes ministrive të shëndetit të të dyja vendeve dhe agjencive të specializuara.

Rusia dhe Gjermania kanë filluar vaksinimet masive për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të shmangur rivendosjen e masave bllokuese në të gjithë vendin.

Gjermania ka marrë vaksinën gjermane Pfizer, ndërsa Rusia po përdor vaksinën e saj Sputnik V.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>