
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar të enjten një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin.
Reuters raporton se Merkel ka kërkuar që Putin të tërhiqet nga prania e shtuar ushtarake në zonën e Ukrainës lindore.
“Ndër të tjera, biseda ishte në lidhje me praninë e forcuar ushtarake ruse në rrethinat e Ukrainës Lindore,” tha qeveria në deklaratë për mediat.
“Kancelarja kërkoi që kjo prani të zhbëhet në mënyrë që të shtensionohet situata,” vazhdoi njoftimi.
Merkel gjithashtu ka ngritur edhe rastin e kreut të opozitës, Alexei Navalny, i cili aktualisht është i burgosur në një koloni penale ruse.
Së fundmi, Navalni raportohet të jetë i sëmurë dhe se po kërkon qasje në trajtim të pavarur mjekësor.