Merkel, koronavirusi do të përkeqësohet në muajt e ardhshëm

Nga Exit News
Merkel, koronavirusi do të përkeqësohet në muajt e ardhshëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se gjendja e koronavirusit ka të ngjarë të përkeqësohet në muajt e ardhshëm, raporton Deutche Welle.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve në Gjermani që të vazhdojnë ta marrin seriozisht virusin.

“Ne duhet të presim që disa gjëra do të jenë edhe më të vështira në muajt e ardhshëm sesa në verë,” tha ajo në konferencën tradicionale të medias, në fund të verës, në Berlin.

“Është serioze. Më shumë se kurrë. Dhe vazhdoni ta merrni seriozisht,” tha ajo, duke shtuar se “ne do të duhet të vazhdojmë të jetojmë me këtë virus.”

Deklarata e Merkel vjen ndërsa numri i infeksioneve të reja ditore në Gjermani vazhdon të rritet.

Merkel tha se qeveria e saj do të marrë masa për të mbrojtur grupet më të rrezikuara, veçanërisht fëmijët.

Ajo tha se jeta nuk mund të kthehet në normalitet, derisa të gjendet një vaksinë, duke shtuar se Gjermania po punon për të lidhur  kontrata me disa kompani për të siguruar një vaksinën e koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>