Merkel: Lukashenko pjesë e dialogut në Bjellorusi, Gjermania nuk do të ndërmjetësojë

Nga Exit News
Merkel: Lukashenko pjesë e dialogut në Bjellorusi, Gjermania nuk do të ndërmjetësojë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel pohoi se Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko duhet të jetë pjesë e dialogut.

Në një komunikim me gazetarët, Merkel pohoi se Lukashenko kishte refuzuar të fliste më të në telefon mbi zgjedhjet presidenciale në vend.

Sipas saj, ky veprim ishte “turp i vërtetë”, por shtoi se dialogu duhet të përfshijë të gjithë aktorët politikë në vend.

Gjithashtu Merkel deklaroi se Gjermania nuk do të ketë rolin e ndërmjetësit mes qeverisë dhe opozitës në Bjellorusi.

“Bjellorusia duhet të gjejë rrugën e saj, pa ndërhyrje të jashtme. Qytetarët bjellorusë e dinë çfarë duan”, u shpreh Merkel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>