Merkel pranon të takojë Putinin me një vizitë në Moskë

Nga Redaksia
Merkel pranon të takojë Putinin me një vizitë në Moskë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar ftesën e Presidentit rus Vladimir Putin për të vizituar Moskën më 11 janar.

Sipas mediave ndërkombëtare, vizita do të shfrytëzohet për të biseduar rreth krizës që ka përfshirë Lindjen e Mesme pas vrasjes nga amerikanët të një gjenerali iranian në Irak.

Gjermania dhe Rusia janë dy nga 5 shtetet e mëdha që negociuan marrëveshjen bërthamore me Iranin në vitin 2015-të. Kjo marrëveshje u vu në diskutim prej tërheqjes së njëanshme të SHBA-ve në maj të vitit 2018-të.

Në axhendë do të jenë edhe çështje të tjera si situata në Siri, Libi dhe Ukrainë.

Zëdhënësi i kancelares Merkel, Steffen Seibert, tha se ajo do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga Ministri i Jashtëm Heiko Maas.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjermanisë kanë qenë të tensionuara vitet e shkuara. Aneksimi i Krimesë dhe destabilizimi i Ukrainës prej separatistëve prorusë nxiti rreth 4 vite më parë akuza të hapura nga Berlini.

Në fund të vitit 2017, pas vizitës së Presidentit gjerman Frank Valter Steinmeier, Gjermania dhe Rusia ranë dakord për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>