
Qeveria ka punësuar 10 mijë persona në administratën publike për qëllime elektorale, u shpreh Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook, të hënën.
“Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”, shkroi Meta.
Presidenti u shpreh se 10 mijë të punësuarit në qeveri janë “për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët”. Madje, Meta e quajti qeverinë “fuks-shtet, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve”.
Më më 25 Prill, u shpreh Meta, populli “do të rivendosi rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës”.