Presidenti Ilir Meta i konsideroi të gjitha sondazhet politike të transmetuara në media të shitura. “Të gjitha sondazhet janë të blera nga Edi Rama”, u shpreh Meta, në konferencën për shtyp, të hënën.
Ai u shpreh se “opozita ka 90 mandate. Nëse do t’i shesë nuk do ta lej Ilir Meta”.
Presidenti njoftoi se ditën e zgjedhjeve më 25 prill, do të jetë “në Vlorë në numërimin e votave dhe do të verifikoj komisionerët e opozitës”.
Prej disa javësh, Meta ka vizituar vazhdimisht Vlorën duke akuzuar drejtuesin politik të PS-së Damian Gjiknuri dhe nënkryetarin e Bashkisë Vlorë, Afrim Qendro për përpjekje për blerje të votës.