Presidenti Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se dërgoi në Kavajë “3 horra” për të nxitur tensione në Kavajë. Meta publikoi foton e 3 autorëve të plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, të hënën.
“Ky është shtabi i dhunës dhe i provokimit elektoral. Unë nuk kam lidhje me asnjë nga këta. Këta i nxit Edi Rama”, shpreh për gazetarët Meta.
Ai paralajmëroi Ramën se nëse preket vota “të gjejë vrimë ku të futet”:
“Do i jap edhe mandatin e presidentit Edi Ramës nëse merr 71 mandate në mënyrë demokratike, ama u prek një votë të gjejë vrimë ku të futet”.
Gjithashtu, Meta ju drejtua opozitës duke i thënë se “përpjekje për të ndaluar ardhjen e emigrantëve ëshët përpjekje për të përdorur emrat e tyre. Njësoj është edhe përpjekja për të mos lejuar të infektuarit me Covid19 të votojnë”.