Presidenti Ilir Meta akuzoi Policinë dhe SPAK se nuk ka dashur të hetojë PS para zgjedhjeve.
Ai tha në një deklaratë për media se ngjarja e 22 prillit në Elbasan nuk do të kishte ndodhur, nëse SPAK do të kishte nisur hetimin në kohë për manipulim votash, të denoncuar nga PD.
Ai kërkoi zbardhjen urgjente të ngjarjes. Meta tha se autorët e ngjarjes janë ata që nuk kanë vepruar në kohë.
“Arsyeja pse jam sot këtu është për të dekurajuar çdo lloj krimi zgjedhor. Jam këtu për t’ju drejtuar gjithë prokurorëve gjyqtarëve si kryetar i shtetit, që do të jetë në detyrë edhe të hënën e të martën e në vijim për të garantuar vazhdimësinë e shtetit dhe të ndërrimit të pushtetit. Ky është i vetmi angazhim i imi”, tha Meta.