Meta apel për respektimin e rezultatit zgjedhor

Nga Exit News
Meta apel për respektimin e rezultatit zgjedhor

Presidenti Ilir Meta apeloi për respektim të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Përmes një deklarate për gazetarët, pyetjes se kë do të mandatojë ai pas zgjedhjeve, Meta u përgjigj se duhet të respektojme vullnetin e qytetarëv.

“Të mos paragjykojmë rezultatet e zgjedhjeve. Mund të ketë surpriza. Duhet t’ja lëmë qytetarëve.”

Gjatë ditëve të fundit ka patur një debat mbi faktin se kush përzgjedh kryeministrin mes PS dhe PD-LSI, të cilët nënshkruan një marrëveshje politike me 1 mars.

Përfaqësues të PD e LSI kanë hedhur tezën se marëveshja mes tyre konsiderohet koalicion dhe ata marrin të drejtën të propozojnë kryeministrin pas zgjedhjeve.

Në një artikull të mëparshëm ne kemi argumentuar se PD-LSi nuk është koalicion zgjedhor sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, por thjesht një marrëveshje politike.

Kushtetuta përcakton se kryeministri propozohet nga partia ose koalcioni që merr më shumë mandate në Kuvend.

Në këto kushte duhet që PD dhe LSI nuk janë në një koalicion, pasi nuk përmbushin kriteret e Kodit Zgjedhor, rrjedhimisht duhet që secila ose njëra prej tyre të marrë më shumë vota se PS.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>