Meta apel qeverisë për masa emergjente kundër koronavirusit

Nga Exit News
Meta apel qeverisë për masa emergjente kundër koronavirusit

Presidenti Ilir Meta i bëri apel qeverisë për marrjen e masva emergjente kundër koronavirusit në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Meta argumentoi se nga fakti që virusi vijon të përhapet në Itali dhe Greqi, vende me të cilat Shqipëria ka “shkëmbimet më intensive”, situata kërkon masa të ngjashme me ato të marra në vendet e tjera.

Presidenti kujton se më 31 janar, koh kur në Itali kishte vetëm 2 të prekur nga koronavirusi, ka tërhequr vëmendjen për marrje të masave.

“Sot situata paraqitet shumë më e rënduar […] rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia ka një rëndim ekstrem me mbi 5 061 raste dhe rreth 233 vdekje. Duke vlerësuar këtë situatë shumë serioze […] rritjen shumë të shpejtë të rasteve të infektuara në Greqi; shfaqjen e rasteve të koronavirusit edhe në vende të tjera të rajonit […] apeloj se është emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese.”

Meta përmend si masa emergjente për t’u marrë:

  • angazhim financiar më të madh se ai i deritanishmi
  • angazhim të plotë të cilësive njerëzore shkencore (edhe të atyre jashtë shërbimit aktiv)
  • vendosja e kufizimeve të zonës së kuqe si në Itali
  • monitorim 24 orë në 24

Më herët gjatë ditës së sotme një shqetësim të tillë për më shumë masa parandaluese e ngriti edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>