Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë të rimbursojë shpenzimet e trajtimit të Covid19.
Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se “mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe”, për të paguar ilaçet e Covid19.
“Qeveria duhet urgjentisht të rimbursojë pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ilaçet falas të gjithë të infektuarve”, shkroi Meta.
Ai akuzoi qeverinë se ka dështuar me shëndetësinë falas.
Gjithashtu, Meta kërkoi publikimin e planit të vaksinimit nga qeveria.
Meta akuzoi qeverinë se po grabit me fondet e pandemisë:
““Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale”.