
Presidenti Ilir Meta dekoroi, të shtunën, regjisorin Dhimitër Anagnosti me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’.
Me rastin e 85-vjetorit të Anagnostit, Meta organizoi një ceremoni në presidencë.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha për Anagnostin:
“Filmat e Anagnostit edhe pse të krijuara në një kontekst historik të caktuar, jo vetëm nuk janë peng i kohës, por falë vizionit e talentit të tij dhe gjuhës së pasur filmike, përcjellin mesazhe universale nga një kohë në tjetrën, duke mbetur përherë aktualë.”
Meta e quajti Anagnostin skenarist dhe krijues mendimtar që na ka lënë trashëgim vepra të vyera.