Meta dekreton ligjin për marrjen hua të 15 milionë eurove për Covid-19

Nga Exit News
Meta dekreton ligjin për marrjen hua të 15 milionë eurove për Covid-19

Presidenti Meta ka dekretuar të martën ligjin për marrjen hua të 15 milion eurove për Covid-19 nga Banka Ndërkombëtare.

Në një deklaratë për mediat, Presidenca tha se “dekreti për shpallje është realizuar brenda 24 orëve dhe shpreh keqardhjen që megjithëse i miratuar që më 3 dhjetor ky ligj i është dërguar nga Kuvendi vetëm ditën e djeshme”.

Meta i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që “të bashkëveprojnë më ngushtë dhe pa vonesa në mënyrë që çdo mbështetje financiare e huaj të vihet në efektivitet sa më shpejt me qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor shqiptar, për të përballuar situatën e pandemisë COVID-19”.

dekreti Meta
dekreti Meta

Qeveria shqiptare dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë firmosur një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro për përballimin e situatës me COVID.

Në seancën e Kuvendit, në 3 dhjetor ministrja e Shëndetësisë Manastirliu tha se 15 milionë euro do të përdoret për:

Fuqizimin e laboratorit të Covid-19, blerjen e pajisjeve, trajnimin e stafit epidemiologjik, regjistrimin e informacionit, punësimin e mjekëve të rinj.

Rritjen e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të. Do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv dhe Urgjencës Kombëtare.

Së treti përfshihen masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias.

Manastirliu kujtoi sërish rritjen e finnacimit për shëndetësinë për vitin 2021 me 23 për qind, përfshirë edhe rritjen me 40 përqind të pagave për mjekët, infermierët, farmacistët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>