Presidenti Ilir Meta dekretoi aktet normative për marrëveshjen me kompaninë Pfizer për marrjen e vaksinave në vend.
Në një njoftim zyrtar, Meta bën të ditur se autorizoi Ministrisë e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe të Rindërtimit, Arben Ahmetaj për të negociuar me kompanitë të tjera, vaksinat e të cilave janë çertifikuar nga agjensia amerikane ose europiane.
Gjithashtu është dhënë autorizimi për hyrjen e vaksinave në vend.
Meta i bën thirrje qeverisë të hartojë një strategji konkrete për vaksinimin e popullsisë si dhe të informojë qytetarët për efektet e vaksinës.
“Transparenca është thelbësore në demokraci, veçanërisht në luftën kundër kësaj pandemie tepër të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.”, përfundon Meta.
Shqipëria ka nisur procesin e vaksiminimit të mjekëve me vaksinën e Pfizerit, me 975 doza të dhuruara nga një vend ende i panjohur.
Të gjithë ata që kanë marrë një dozë, mjekë dhe infermierë, duhet të marrin të dytën në javën e parë të shkurtit.
Në fillim të janarit, teksa lajmëroi kontratën me Pfizerin për 500 mijë doza vaksine, Rama tha se 10750 doza të para do të vijnë në javën e tretë të janarit.