
Presidenti Ilir Meta deklaroi se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Europian.
Në një konferencë më mediat, Meta pohoi se asnjë diskutim apo çdo ide për ndryshim kufijsh nuk i shërben forcimit të themeleve të Europës së bashkuar.
“Dua të vlerësojë dhe një herë tjetër, pa u bërë pjesë e deklaratave apo komenteve të diplomatëve, e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në BE. Ky është një objektiv i shpallur në mënyrë të qartë nga të dy vendet. Dhe pa asnjë diskutim që dhe BE çdo ide për ndryshim kufijsh është një ide që nuk i shërben forcimit të themeleve të Europës së bashkuar dhe është e rëndësishme që të punohet për BE.”
Meta shtoi më tej se Ballkani nuk ka nevojë për zgjedhje të vjetra ballkanike.
Të dielën, Xhon Bollton deklaroi se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është diskutuar mes drejtuesve të dy vendeve që në vitin 2018.