Meta fton qytetarët në protestë më 2 mars

Nga Exit News
Meta fton qytetarët në protestë më 2 mars

Presidenti Ilir Meta ftoi sot qytetarët në protestë më 2 mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti tha:

“Nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit. Pikërisht përpara popullit shqiptar në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit” do të lidhë një besëlidhje për të shpartallur regjimin e oligarkëve, që ka dhunuar sovranitetin me qëllim shpopullimin e vendit dhe shndërrimin në pastrim parash, bazë operacionale e krimit të organizuar.

Ne në 2 mars do tju presim të gjithëve mbasdite ne boulevard. Do tju japin fjalën se falë popullit shqiptar nuk do të ketë vetëm një institucion në mbrojtje të interesit publik, por të gjitha institucionet që janë në bulevard dhe kudo, do t’i kthehen popullit shqiptar”.

Meta lajmëroi se do të padisë edhe persona të tjerë që kanë dorë në grushtin e shtetit, në ditët në vijim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>