Meta fton qytetarët të denoncojnë shit-blerjen e votës në faqjen e Presidencës

Nga Exit News
Meta fton qytetarët të denoncojnë shit-blerjen e votës në faqjen e Presidencës

Presidenti Ilir Meta ka ndarë të enjtën në rrjetet sociale nismën “DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR”.

Me anë të saj, ai ka ftuar qytetarët që të denoncojnë veprimet që shkelin mbi të drejtën e votës së tyre.

Meta tha se rreziku i shit-blerjes së votave është i pranishëm, ndaj njerëzit duhet të bëhen barrikadë për ta ndaluar si fenomen.

Denoncimi mund të bëhët në faqjet www.president.al ose www.president.al/denonco/.

Vetëm përmes garantimit të ushtrimit të së dejtës themelore të votës dhe realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme do t’i japim fund krizës së legjitimitetit dhe të përfaqësimit, që ka përfshirë institucionet kryesore të shtetit, do të zhbllokojmë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe do të garantojmë se do të qeverisemi sipas vullnetit real të sovranit,” shkruan presidenti.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>