Meta i bënë thirrje Greqisë të zgjidhë situatën në kufi

Nga Exit News
Meta i bënë thirrje Greqisë të zgjidhë situatën në kufi

Presidenti Ilir Meta reagoi për gjendjen e krijuar në Kakavijë. Ai kërkon qeverisë të bëjë falas testet Covid-19 për qytetarët.

“Qeveria duhet të qendrojë pranë qytetarëve. Të mbahen kontakte me Greqinë. Të gjendet një zgjidhje e menjëhershme. Greqia të bëjë të pamundurën për të zgjidhur situatën”, tha Presidenti në një njoftim për shtyp, të dielën.

Qytetarët prej katër ditësh po flejnë në makina dhe po qëndrojnë gjithë ditës në temperatura të larta për të kaluar kufirin për në Greqi.

Kjo gjendje u krijua si pasojë e punës me orar të kufizuar të doganës greke, duke qëndruar hapur vetëm nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

Si dhe nga vendimi i Greqisë për të vënë në karantinë të detyruar 7-ditore të gjithë ata që hyjnë në vend pas 16 gushtit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>