Presidenti Meta i ka dërguar një letër publike Kryyeministrit Rama ku i ka kërkuar të reflektojë. Presidenti i shkroi Kreministri se shqiptarët nuk mund “t’i mohohej e drejta për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa”, ndaj ai vendosi datën 13 tetor 2019 për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi. Po të kujtoj se në 17-18 tetor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, sqaroi Presidenti.
Gjithashtu, Presidenti foli për marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008, duke u shprehur se:
“Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot”.
Madje, Meta i kujtoi Kryeministrit Rama, udhëheqësin e fundit komunist Ramiz Alia.
“Natyrisht që nuk ka lidhje as me 18 tetorin, ditën e lindjes së udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia, i cili, pavarësisht formimit të tij komunist, nuk besoj se e ke harruar, tregoi përgjegjshmëri të lartë me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991, duke i krijuar hapësirat e duhura opozitës për të marrë pjesë në to, për të mirën e vendit”.
Në fund Meta iu drejtua Ramës me fjalët:
“Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!”