Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje sulmeve të kryeministrit Rama për dekorimin e heronjve të popullit. Ai në një postim në Facebook, të premten e quan Ramën “Spiropalist ordiner”, që nuk di se çfarë është atdheu.
“O shoku thirri mendjes. Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!” Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!”, shkroi Meta.