
Presidenti Ilir Meta i kërkoi qeverisë shqiptare të ndihmojë institucionet e komunës së Decanit të zbardhin ngajrjen e helmimit të 900 personave.
“Nxis qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës”, shkroi Meta në një postim në Facebook, të martën.
Në komunën e Decanit 2 persona humbën jetën nga 900 persona të helmuat si pasojë e ndotjes nga uji i pijshëm. Kryetari i Komunës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën, pas situatës emergjente.