Presidenti Ilir Meta siguroi se ka një plan për ruajtjen e votës së qytetarëve nga manipulimi. Në një dalje për median, në mbështetje të organizatës Eco Albania për Parkun kombëtar të Vjosës, të mërkurën, Meta u shpreh se vjedhja e votës ka sjell këtë situatë që jemi.
Ai i bëri thirrje partive politike “të mbajnë larg duart nga votat e qytetarëve shqiptarë. të bëjnë një fushatë sa më civile dhe evropiane”.
Meta u shpreh se mënyra e re e votimit është një përgjgije për zgjedhjet dhe për partitë politike:
“Kemi mundësinë të shprehemi për kandidatët që preferojmë duke i dhënë një përgjgije për zgjedhjet dhe për drejtuesit e partive që duhet të përzgjedhin njerëz me integritet që përfaqësojnë interesat e publikut”.
Presidenti ju përgjigjë edhe akuzave të kryeministrit Rama për të ruajtur vajzat dhe gratë nga “ Saliu, Iliri dhe harbutëria e tyre”:
“Nuk është ankuar ndonjëherë ndonjë gazetare nga Ilir Meta. Por kur rekomandime të tilla vijnë nga një person që dihet se si është sjell me to, është qesharake”.
Ai quajti akuzat e Ramës një “përpjekje për të larguar vemendjen nga plani i vërtet për të vënë dorë sërish mbi zgjedhjet”. Dhe siguroi se “nuk ka sondazh të blerë dhe plan djallëzor që deformon vullnetin e shqiptarëve”.
Meta u shpreh se Rama bënë presion ndaj gazetarëve dhe pronarëve të mediave:
“Ju e dini se kush bënë presion ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje që nuk kanë kaluar nga zyra e propagandës apo nga pronarët e medias të detyruar nga presionet e mëdha. Disa prej tyre porosisin edhe pyetjet”.