
Presidenti Meta iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama, i cili e quajti marrëzi dekoratat e tij.
Në një postim në Facebook, Meta i kërkon Ramës studion televizive ku do përballen.
“Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë! Mezi po të pres o trendi buburrec!”
Më herët Rama i konsideroi dekoratat e Metës një marrëzi dhe i kërkoi atij të zbatojë detyrën.