Meta i përgjigjet Ramës: Do të jem në Vlorë natë e ditë, do garantoj zgjedhjet

Nga Exit News
Meta i përgjigjet Ramës: Do të jem në Vlorë natë e ditë, do garantoj zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur të shtunën akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ai shoqërohet me subjekte të OFL-së.

Në një deklaratë për mediat në Fier, Meta u shpreh se do të jetë deri me 26 prill në Vlorë për të garntuar zgjedhje të lira dhe të ndërshme.

Ai theksoi se Rama po përpiqet të zëvendësojë qytetarët vlonjatë me ata nga Bangladeshi.

“Të jetë i qetë edhe kryeministri, edhe Tërmet, deri më 26 prill do të jem në Vlorë, ditën edhe natën. Duhet ta kenë të qartë se cdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”

Meta tha se me 25 prill do të bëhet dikush kurban por jo demokracia në vend. Ai u shpreh se Rama do të marrë përgjigjen nga qytetarët në 25 prill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>