Meta jap dorëheqjen nëse Rama provon akuzat për takimin me ‘trafikantë të OFL’

Nga Exit News
Meta jap dorëheqjen nëse Rama provon akuzat për takimin me ‘trafikantë të OFL’

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot (9 tetor) se do të japë dorëheqjen nëse Kryeministri Rama provon akuzat e tij se Meta takohet “skutave me trafikantë të OFL-së”.

Në një mesazh dërguar socialistëve përpara mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, të publikuar në Facebook, Meta i kërkoi Ramës të bëjë publik “emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së krimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen”.

Përndryshe, shkroi Meta, “nuk do t’i ndahem derisa ta përzëmë së bashku edhe nga Partia Socialiste”.

Meta akuzoi Ramën se ka zëvendësuar figurat e partisë “me trafikantë dhe kriminelë, të cilët ju skuqin sot nga turpi”.

Ai i kujtoi socialistëve se sa shumë i kanë dhënë Edi Ramës, duke thënë se “PS e mori nga refugjat dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, i cili sot ka marrë peng këtë parti dhe po e keqpërdor stemën e PS-së për të bllokuar integrimin e Shqipërisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>