Presidenti Ilir Meta kërkoi të enjten që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura.
Situata e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës, tha Meta “po shkon drejt ekstremeve të paparashikuara”.
Presidenti tha se duhet shpallur gjendja e fatkeqësisë , me qëllim “menaxhimin më të mirë të situatës operacionale”, për të ndihmuar të gjithë të prekurit.
Ai përmendi situatën aktuale në disa zona të vendit, ku jane evakuar disa familje pasi uji ka përmbytur shtëpitë e tyre.
Meta tha se alarmi i dhënë dhe situata në terren “është shumë serioze dhe kërkon vëmendjen e veçantë të Qeverisë dhe pushtetit vendor”,
Presidenti tha se qeveria duhet të reagojë “pa vonesa të mëtejshme”. Ai bëri thirrje që të merren të gjitha masat për evakuimin e familjeve dhe bagëtive që rrezikojnë të izolohen nga uji.
“Përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të vlerësuar me shumë përgjegjësi paralajmërimet e IGJEUM dhe për të mos i lënë në mëshirë të fatit banorët e Shkodrës, të cilët meritojnë të trajtohen me dinjitet”, ka shkruar presidenti Meta të enjten në Facebook.
Për të lexuar më tepër mbi situatën e përmbytjeve në vend, kliko këtu.