Presidenti Ilir Meta reagoi të enjten, në lidhje me shqetësimin e gazetarëve për plotësimin e vendeve bosh në Autoritetin e Medias Audiovizive nga parlamenti aktual.
Ai ndau në rrjetin Facebook një artikull të platformës advokuese SafeJournalists, ku nisma shihej si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median.
Meta dënoi “uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, një institucion thelbësor për garantimin e lirisë së medias në vendin tonë”.
Ai shtoi se Kunvendi ende nuk ishte tërhequr nga paketa “Antishpifje” dhe kërkoi shtyrjen e plotësimit të vendeve bosh në AMA deri në konstituimin e legjislaturës së re.
“…theksoj se çdo tentativë për kontroll të lirisë së medias është goditje e rëndë për demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, që minon seriozisht rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian,” deklaroi Meta.