Presidenti Ilir Meta i kërkoi qeverisë trajtimin me oksigjeno terapir të të infektuarve me Covid19 nga mjeku i familjes.
“Trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve”, shkroi Meta në një postim në Facebook, të enjten.
Ai u shpreh se ky ishte edhe qëllimi i projekteve ndërkombëtare. Meta e quajti të pafalshme dhe kriminale trajtimin e të sëmurëve me oksigjen të pacertifikuar:
“Është e rrezikëshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut”.
Ai bëri thirrje të ndalohet tregtimi i oksigjenit nëtregun e zi:
“Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikëshme për shëndetin publik. Përgjegjësit para ligjit!”.