Presidenti Ilir Meta i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të përshpejtojë procedurat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim ngritjen e saj sa më shpejt.
Në një letër dërguar KED, Meta kritikon ritmin e punës së KED dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.
“Veprimtaria e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për fat të keq, nuk po ecën me ritmet e kërkuara duke sjellë të tjera vonesa të pajustifikuara në procesin e ringritjes dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.”
Në lidhje me veprimtarinë e KLGJ-së, Presidenti shkruan se ka vonesa të pajustifikuara duke e lënë Gjykatën e Lartë vetëm me 3 nga 19 që duhet të ketë.
Sipas tij ende nuk ka përfunduar procesi i emërimit të anëtarit të katërt nga rradhët e juriustëve dhe gjithashtu procedura e emërimit të anëtarëve nga gyqësori.
Deri më tani po verifikohen kandidatët vetëm për 6 vende vakante të shpallura. Në muajin korrik është hapur gara dhe për 5 vende të tjera vakante, ndërkohë që nuk është hapur gara për 3 vende vakante.
Në lidhje me KED, Meta thekson se prej 4 muajsh nuk Këshilli nuk ka zhvilluar mbledhje në mënyrë të pajustifikuar.
Nga ana tjetër Meta evidenton se nuk ka relacione në lidhje me kandidatët për 3 vendet e shpallur vakante në GJK si dhe thekson se është shkelje e ligjit nëse kandidatët nuk do të shqyrtohen e verifikohen në të njëjtën ditë.
Në lidhje me Dvoranin, Meta pohon se ai nuk mund të vazhdojë të jetë pjesë e KED, pasi ka humbur statusin e anëtarit të GJL dhe nga ana tjetër thekson se KED nuk ka kompetencë të shqyrtojë qëndrimin ose jo të tij në KED.
Meta përfundon letrën duke i kërkuar KED të shpejtojë procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në GJK dhe të zbatojë ligjin.